image Ekskluzive/ Rrahje në Fakultetin e Mjekësisë, prindi i studentit rrah profesoreshën Hatixhe Latifi Pupovci

Siguri

Ekskluzive/ Rrahje në Fakultetin e Mjekësisë, prindi i studentit rrah profesoreshën Hatixhe Latifi Pupovci

news image

Sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë, ka ndodhur një rrahje, ku një prind i një studenti dyshohet se ka rrahur profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila po ashtu është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja e pazakontë në Fakultetin e Mjekësisë, për motiv kishte mosmarrëveshjen profesor – student, me ç’rast prindi i studentit, në shenjë pakënaqësie lidhur me ankesat e djalit të tij, dyshohet se ka grushtuar profesoreshën dhe e ka sulmuar me mjet të fortë (gotë qelqi).

Ngjarja është raportuar edhe në Polici nga sigurimi i Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë kontaktuar me viktimën, kanë siguruar provat materiale dhe kanë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili është në pritje të rezultatit preliminar të hetimit në mënyrë që të vendos për masën e sigurisë për personin e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Sinjali mëson se si pasojë e lëndimeve trupore dhe traumës së përjetuar, profesoreshës Pupovci fillimisht i është dhënë ndihma e parë mjekësore në vendin e ngjarjes, për t’u transferuar më pas në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me detajet tjera.

/GazetaSinjali/