Një incident është regjistruar pasditen e së premtes në Qendrën për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Lipjan, ku dy të mitura janë përfshirë në një rrahje, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 16:30, dy vajza të mitura, V.M. (15 vjeçe) dhe O.M. (13 vjeçe), të cilat janë të strehuara në këtë qendër, janë përleshur mes vete.
Pas ndërhyrjes së Policisë, njëra nga të miturat, V.M., ka deklaruar se kishte konsumuar tableta, por nuk ka ditur të tregojë sasinë.
Me rekomandimin e mjekut, ajo është dërguar nën përcjelljen e zyrtarëve policorë dhe përfaqësuesve të qendrës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar nëse ka pasur abuzim me barna.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!