image Ekskluzive | Rrahje mes dy shtetasve bullgarë në hotelin “La Terrasa” në Han të Elezit, njëri përfundon në spital

Ekskluzive

Ekskluzive | Rrahje mes dy shtetasve bullgarë në hotelin “La Terrasa” në Han të Elezit, njëri përfundon në spital

news image

Një incident mes dy shtetasve të Bullgarisë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në hotelin “La Terrasa” në Han të Elezit, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka përfunduar në spital, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, në hotelin që ndodhet në rrugën “Adem Jashari”.

Sipas informacioneve, pas një konflikti fizik mes dy shtetasve bullgarë, Andrey Chadarov Boykin, 36 vjeçar ka pësuar lëndime në fytyrë, përfshirë një çarje nën syrin e djathtë, lëndim në veshin e djathtë dhe ënjtje në pjesën e ballit.

Viktima fillimisht ka marrë ndihmën e parë në QKMF-në e Hanit të Elezit, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, i dyshuari, Iskren Pepelanov, 40 vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor.

Burimet e Sinjalit mësojnë se, me udhëzim të Prokurorit kujdestar, të dy shtetasve u janë ndaluar përkohësisht dokumentet e identifikimit dhe të udhëtimit, ndërsa ata pritet të intervistohen në prani të një përkthyesi.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/