image Ekskluzive | Rrahje mes disa personave në Leposaviq, njëri përfundon në ndalim 48-orësh – në veturë gjenden drogë, këllëf thike dhe para

Siguri

Ekskluzive | Rrahje mes disa personave në Leposaviq, njëri përfundon në ndalim 48-orësh – në veturë gjenden drogë, këllëf thike dhe para

news image

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Kamen të Leposaviqit, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa gjatë ekzaminimit të një veture Policia ka gjetur edhe substancë të dyshuar narkotike.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se patrulla policore ka hasur tre persona, të cilët kanë deklaruar se ishin sulmuar nga një grup personash. Si pasojë e përleshjes, ata kishin pësuar lëndime trupore, ndërsa ishte dëmtuar edhe vetura e tyre, një Audi me targa KG-304-PK.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Leposaviq, ndërsa njëri prej tyre, Nikola Radosavljeviq (2001), është dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Mitrovicës.

Gjatë procedurave policore, Stefan Vasilijeviq ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit me 1.08 mg/l, duke mos qenë në gjendje të jepte deklaratë. Ndërsa Dimitrije Simiq ka rezultuar me 0.37 mg/l alkool dhe është intervistuar nga hetuesit.

Në ndërkohë, gjatë sigurimit të veturës, Policia ka gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike, një këllëf thike dhe një shumë parash, të cilat janë sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.

Në vazhdën e hetimeve është paraqitur edhe i dyshuari Milosav Rakoviq, i cili është intervistuar në prani të avokatit. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, vepra penale është rikualifikuar nga “Lëndim i lehtë trupor” në “Pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet edhe për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/