image Ekskluzive | Rrahje masive në diskotekën “Hangover” në Gjakovë – Policia gjen armë gjatë bastisjes, katër persona përfundojnë në telashe

Ekskluzive

Ekskluzive | Rrahje masive në diskotekën “Hangover” në Gjakovë – Policia gjen armë gjatë bastisjes, katër persona përfundojnë në telashe

news image

Një përleshje fizike mes disa personave në diskotekën “Hangover” në Gjakovë ka përfunduar me të lënduar, sekuestrim të një arme zjarri dhe arrestimin e tre të dyshuarve.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të 25 korrikut në rrugën “Gasper Karaqi”, pas një mosmarrëveshjeje verbale që eskaloi në rrahje.

Sipas informacioneve, të përfshirë në incident dyshohen të jenë A.SH, 21 vjeçar, V.SH, 31 vjeçar, T.J, 22 vjeçar dhe Brahim Shala, 60 vjeçar, ndërsa viktima janë S.J. 16 vjeçar dhe B.J, 23 vjeçar.

Të gjithë personat e përfshirë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e V.SH, si dhe në bagazhin e automjetit të tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Stoeger”, së bashku me një karikator me 15 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rasteve për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosje”.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit të katërt, B.SH, është iniciuar procedurë për veprën penale “Kanosja” dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/