image Ekskluzive | Rrahje brenda Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan, një i mitur sulmon bashkëvuajtësin

Siguri

Ekskluzive | Rrahje brenda Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan, një i mitur sulmon bashkëvuajtësin

news image

Një incident është regjistruar pasditen e së premtes në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një bashkëvuajtës, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur stafi i qendrës ka njoftuar Policinë për një përleshje mes dy të miturve.

Sipas informacioneve, i mituri me inicialet I.H. (16 vjeç) dyshohet se ka sulmuar të miturin tjetër E.G. (17 vjeç), duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Pas incidentit, të dy të miturit janë intervistuar në prani të përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale (QPS).

Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/