Pas lajmit të publikuar nga Sinjali se Rigon Veseli ishte arrestuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij, burime të sigurta brenda Prokurorisë bëjnë me dije se lista e veprave penale për të sapo është zgjeruar.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij në rrugën “Gani Balaj” në Prishtinë, Policia ka zbuluar edhe substancë narkotike të llojit të dyshuar marihuanë në posedim të Veselit.
Pas këtij zbulimi, në konsultim me Prokurorin kujdestar, është iniciuar edhe rasti “Posedim i Paautorizuar i Narkotikëve”, duke rënduar pozitën ligjore të 26-vjeçarit.
Siç mëson Sinjali, 25-vjeçarja ishte e martuar prej tre vitesh me bashkëshortin e saj, i cili e goditi brutalisht me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të dukshme, për të cilat u desh ndërhyrja e mjekëve.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, u dërgua menjëherë në një strehimore për të shpëtuar jetën dhe për të vazhduar jetën e saj dhe të fëmijëve të saj larg dhunës që kishte kërcënuar seriozisht sigurinë e tyre.
Aktualisht, Rigon Veseli është duke u mbajtur në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë nën masën e ndalimit 48-orësh, për t’u përballur me dy akuza të rënda: Dhunë në familje dhe Posedim i substancave narkotike.
Sinjali do të qëndrojë pranë këtij rasti dhe do t’ju sjellë të rejat më të fundit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!