image Ekskluzive | Rasti i rëndë në Istog: Ky është viktima që u plagos nga polici me armën zyrtare

Ekskluzive

Ekskluzive | Rasti i rëndë në Istog: Ky është viktima që u plagos nga polici me armën zyrtare

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur një person në fshatin Dubravë të Istogut. Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e policit, i cili qëlloi një të mitur, të moshës rreth 16-vjeçare.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili është arrestuar dhe ndaluar.

Sinjali ka mësuar tutje se viktima është Getoar Kamberaj nga fshati Uçë i Istogut, i cili ka pësuar plagë të rënda.

Viktima është dërguar tashmë në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është kritike.

I dyshuari dhe viktima kanë lidhje familjare, më konkretisht janë tezakë mes vete.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/