image Ekskluzive | Postoi foto me armë në Instagram, policia u del përballë në rrugë – konfiskohet pistoletë, thikë dhe sprej në Ferizaj

Ekskluzive

Ekskluzive | Postoi foto me armë në Instagram, policia u del përballë në rrugë – konfiskohet pistoletë, thikë dhe sprej në Ferizaj

news image

Një postim në rrjetin social “Instagram” ka aktivizuar policinë në Ferizaj, pasi në fotografi shihej një i ri me armë në dorë.

Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur më 27.02.2026 rreth orës 16:30 në rrugën “Qamil Osmani”. Njësia reaguese kishte marrë informatë nga një qytetar, i cili kishte prezantuar fotografinë ku Drilon Bislimi shihej me një pistoletë.

Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin në rrugën e përmendur, ku ai ndodhej në shoqëri të Petrit Shabanit. Gjatë kontrollit trupor, te Petrit Shabani janë gjetur një sprej OC “NATO” dhe një mjet i mprehtë (thikë), të cilat janë konfiskuar.

Më pas, në stacionin policor, hetuesit kanë vazhduar veprimet procedurale. Drilon Bislimi ka deklaruar se arma e shfaqur në fotografi ishte me gaz dhe se i përkiste shokut të tij. Gjatë kontrollit të veturës së Petrit Shabanit, policia ka gjetur: 1 pistoletë me gaz “EKOL” me numër serik 90-G24HP-021111, me 1 karikator me 8 sfera pneumatike dhe këllëf, 1 thikë, 1 sprej OC “NATO” Gas.     

Sipas dokumentacionit të gjetur, arma me gaz rezulton të jetë blerë me leje në poligon.

Pas intervistimit të të dyshuarve dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti i Përgjithshëm, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të KPRK-së.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/