Një intervenim policor në Prishtinë, i nisur pas një raportimi për mosmarrëveshje mes një çifti, ka përfunduar me sulm ndaj një zyrtari policor dhe dërgimin e të dyshuarit për trajtim psikiatrik.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 12 qershorit, rreth orës 23:20, në rrugën “Fatime Xhaka” në Prishtinë.
Pas një telefonate ku kërkohej ndihma e Policisë, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar Aurel Çitakun, i cili dyshohet se kishte pasur një mosmarrëveshje me të dashurën e tij.
Sipas informatave fillestare, 27-vjeçari ndodhej në një gjendje të rënduar emocionale dhe, në momentin e ndërhyrjes policore, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime në hundë. Ai më pas ka vazhduar me fyerje dhe sjellje agresive edhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të Policisë.
Zyrtari policor i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, gjatë arrestimit, ka shfaqur rezistencë aktive në rritje dhe, sipas Policisë, ka tentuar edhe të vetëlëndohet.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK për vlerësim dhe trajtim të mëtejshëm.
Hetimet për rastin janë
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.