image Ekskluzive: Policia “pushton” fabrikën e përpunimit të mishit “Buquku” në Pejë, dyshohet për mish të kontrabanduar(VIDEO)

Kosovë

Ekskluzive: Policia “pushton” fabrikën e përpunimit të mishit “Buquku” në Pejë, dyshohet për mish të kontrabanduar(VIDEO)

news image

Gazeta Sinjali mëson se dhjetëra zyrtarë policorë, inspektorë të policisë dhe oficerë të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-u, sapo kanë zbarkuar në fabrikën e përpunimit të mishit “BUQUKU” në dalje të qytetit të Pejës.

Kjo vizitë e papritur e institucioneve të sigurisë në këtë biznes, raportohet se vjen si rezultat i dyshimit për bartjen e mallrave në pikën kufitare duke iu shmangur kontrollit doganor.

Sinjalizuesit nga vendi i ngjarjes raportojnë se dhjetëra zyrtarë tashmë janë futur brenda fabrikës dhe kanë filluar bastisjen, përderisa të gjithë punëtorët e kësaj fabrike i kanë nxjerrë jashtë dhe po i mbajnë nën vëzhgim.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të reja…/Gazeta Sinjali/