Një kontroll rutinë i Policisë në Bresje të Fushë Kosovës ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie të dyshuar të marihuanës dhe inicimin e një rasti penal ndaj një 23-vjeçari, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Olti Gashi rreth 23-vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 korrikut, rreth orës 02:00, në rrugën “Bedri Pejani” në fshatin Bresje.
Gjatë patrullimit, njësia policore ka ndaluar një veturë VW Tiguan, të cilën e drejtonte i dyshuari. Gjatë kontrollit sipërfaqësor, policët kanë gjetur tek ai dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 3.10 gramësh.
Substanca është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes është njoftuar edhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Olti Gashit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas përfundimit të procedurave policore ai është liruar në procedurë të rregullt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!