image Ekskluzive: Policia ndal një vjedhje në progres në Poslisht – Kapen në flagrancë tre të dyshuar, sekuestrohen stoli e veturë

Ekskluzive

Ekskluzive: Policia ndal një vjedhje në progres në Poslisht – Kapen në flagrancë tre të dyshuar, sekuestrohen stoli e veturë

news image

Një vjedhje në progres është parandaluar nga Policia në orët e para të mëngjesit në fshatin Poslisht të Prizrenit, ku tre persona janë kapur në flagrancë, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 8 prill 2026, pas mesnate, kur njësitë policore kanë pranuar informacion për një vjedhje që po zhvillohej në një shtëpi. Patrullat kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë arritur të arrestojnë tre të dyshuarit: B. H, N.A dhe D. P

Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetimet dhe krim-teknika, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar stoli dhe bizhuteri që dyshohet se janë vjedhur, të cilat janë gjetur edhe në veturën e përdorur nga të dyshuarit, si dhe në trupin e njërit prej tyre.

Pas dokumentimit të provave, sendet e vjedhura janë kthyer tek pronari, ndërsa me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Burimet bëjnë të ditur se të dyshuarit janë nga Prizreni, ndërsa vjedhja është kryer në shtëpinë e G.B., në Poslisht. Gjatë operacionit është konfiskuar edhe një automjet, ndërsa vlera e saktë e vjedhjes ende nuk dihet.

Hetimet po vazhdojnë, pasi të dyshuarit pritet të intervistohen edhe për raste të tjera të mundshme.

Sinjali do të sjellë detaje të reja në vazhdimësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/