Një patrullë policore ka ndaluar një veturë BMW me targa zvicerane në Prishtinë, ku gjatë kontrollit janë gjetur substanca narkotike dhe një armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, kur policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin për kontroll rutinë.
Gjatë kontrollit trupor ndaj të dyshuarit Shkëlqim Rexhepi, në xhepin e pantallonave të tij është gjetur 0.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të veturës në bagazh, policia ka gjetur edhe një armë zjarri, për të cilën Yll Sadiku ka deklaruar se i përket atij.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohen veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas procedurave policore, Shkëlqim Rexhepi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa Yll Sadiku është ndaluar për 48 orë.
Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!