image Ekskluzive: Policia bastis shtëpinë e një 69-vjeçari në Prizren, i gjen pushkë gjuetie - përfundon në ndalim

Ekskluzive

Ekskluzive: Policia bastis shtëpinë e një 69-vjeçari në Prizren, i gjen pushkë gjuetie – përfundon në ndalim

news image

Një 68-vjeçar nga fshati Grazhdanik i Prizrenit është ndaluar nga Policia pas një kontrolli të kryer në shtëpinë e tij, ku u gjet një pushkë gjuetie e paautorizuar, mëson Sinjali.

Më 28 maj 2025, rreth orës 13:30, pas veprimeve operative të Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit, është realizuar kontrolli në banesën dhe objektet përcjellëse të Pjetër Morinës, rreth 69-vjeçar, i cili ishte nën hetim për një rast të mëparshëm.

Gjatë bastisjes, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me mbishkrimin “Made in USSR 53”, si dhe 12 fishekë të të njëjtit kalibër. Sekuestrimi është bërë nga njësia e krim-teknikës.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, nën dyshimin për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe hetimet janë në vijim për të përcaktuar qëllimin dhe origjinën e armës së sekuestruar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personai i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/