Policia në Prizren ka zhvilluar një aksion policor mbrëmë pas mesnate, që kishte cak një lokal ku dyshohej se ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e bixhozit dhe organizimit të skemave piramidale. Një numër i madh i të dyshuarve janë arrestuar dhe të njëjtit tashmë janë proceduar, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, aksioni është zhvilluar në një lokal në rrugën “2 Korriku”, ku janë prangosur 18 persona të dyshuar.
Grupi i të arrestuarve dyshohen për bixhoz të paligjshëm është kapur në flagrancë dhe të njëjtit janë shoqëruar në Polici.
Aksioni është kryer nga patrullat e stacionit policor në Prizren, ku në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, raporton Sinjali.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj 18 të dyshuarve.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.