image Ekskluzive | Polici ndalohet bashkë me babanë e tij pas raportimit për kanosje me armë – në veturë gjenden pistoletë, pushkë dhe municion

Ekskluzive

Ekskluzive | Polici ndalohet bashkë me babanë e tij pas raportimit për kanosje me armë – në veturë gjenden pistoletë, pushkë dhe municion

news image

Një denoncim për kanosje me armë ka çuar në ndalimin e një zyrtari policor dhe babait të tij, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit ku ndodheshin janë gjetur armë zjarri dhe municion.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën në zonën e Graçanicës, ku një qytetar nga Prishtina ka raportuar se ishte kanosur me armë në fshatin Radevë.

Pas alarmit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe kanë lokalizuar automjetin e të dyshuarve në fshatin Bresje.

Sipas burimeve, në veturë ndodheshin B. H. dhe djali i tij L. H, zyrtar i Policisë së Kosovës.

Kontrolli i automjetit ka rezultuar me gjetjen e një pistolete, një pushke dhe municioni, të cilat janë sekuestruar nga policia si prova materiale.

Me urdhër të prokurorit, ndaj B. H është iniciuar procedurë penale për veprat “Mbajtje e paautorizuar e armës” dhe “Kanosje me armë”, ndërsa atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti ka aktivizuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e përfshirjes së zyrtarit policor në këtë ngjarje.

Burimet theksojnë se hetimet janë në fazën fillestare dhe se priten veprime të mëtejshme lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/