Një rast i gjuajtjes me armë ka ndodh sot rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, pikërisht para stacionit policor, cak i të shtënave ishte një polic, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali polici ndaj të cilit është shtënë është: Denis Shala.
Ky i fundit, dyshohet se është gjuajtur nga një person i dyshuar, babanë e të cilit – polici Shala e kishte arrestuar para rreth një jave.
Lajmin për gjuajtjen ndaj një polici e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Zyrtari policor sapo kishte dalur nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime”, deklaroi Gashi.
“I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”.