image Ekskluzive | Po punonte në varrezat e serbëve në Kamenicë, 56-vjeçari bie pa ndjenja dhe vdes në vend

Siguri

Ekskluzive | Po punonte në varrezat e serbëve në Kamenicë, 56-vjeçari bie pa ndjenja dhe vdes në vend

news image

Një vdekje e dyshimtë është raportuar pasditen e së enjtes në Kamenicë, ku një burrë ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në rregullimin e varrezave të komunitetit serb.

Viktima është Avdil Rexhepi, i cili sipas informacioneve të para, ka qenë duke punuar së bashku me disa persona të tjerë në varrezat e serbëve në Kamenicë, kur papritur është rrëzuar në tokë pa shenja jete.

Rasti është raportuar rreth orës 17:40 nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, pasi ambulanca kishte transportuar viktimën në gjendje pa shenja jete.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në QKMF për sigurimin e vendit dhe kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale.

Katër dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se Avdil Rexhepi ishte duke punuar me ta në rregullimin e varrezave dhe se për një moment ishte rrëzuar pa ndjenja.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit kompetentë dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas procedurave dhe ekzaminimeve të mëtejme mjeko-ligjore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/