image Ekskluzive | Plagosje me armë në Pejë, ky është 46-vjeçari që u qëllua në “Milet Bahçe”

Siguri

Ekskluzive | Plagosje me armë në Pejë, ky është 46-vjeçari që u qëllua në “Milet Bahçe”

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në lagjen “Milet Bahçe” në Pejë, ku një person dyshohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Siç mëson Sinjali, i plagosuri është Suad Kelmendi, i lindur në vitin 46-vjeçar, nga Peja, i cili pas plagëve të marra është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhet duke u operuar.

Rasti është raportuar në orët e mbrëmjes, ndërsa pas të shtënave në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se policia është njoftuar rreth orës 22:36 për një rast plagosjeje në rrugën “Mbreti Pirro”.

Njësitet hetimore janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/