image Ekskluzive: Personi që u vra sonte nga policia, dyshohet se para disa ditësh kishte kryer tentim vrasje

Siguri

Ekskluzive: Personi që u vra sonte nga policia, dyshohet se para disa ditësh kishte kryer tentim vrasje

news image

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali kanë konfirmuar se personi që u vra sonte në Prizren është B. Shala, i njohur me pseudonimin ‘qorri’ (emër i njohur për redaksinë).

I njëjti po kërkohej nga policia për shkak të veprës penale “tentim vrasje”, pasi siç mëson Gazeta Sinjali, ai ditë më parë dyshohej se kishte plagosur personin G.B., dhe vëllain e tij.

Për vrasjen e qytetarit është deklaruar edhe policia, të cilët me anë të një komunikate për media thanë se fillimisht qytetari kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve.

Policia në vetëmbrojtje kishte përdorur armën e zjarrit dhe nga shkrepja e plumbave i dyshuari fillimisht është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.

Komunikata e plotë e policisë:

/Gazeta Sinjali/