image Ekskluzive: Përleshje në “Grand Events” në Shkabaj – tre të dyshuar, dy vëllezër të lënduar, njëri përfundon në mbajtje

Ekskluzive

Ekskluzive: Përleshje në “Grand Events” në Shkabaj – tre të dyshuar, dy vëllezër të lënduar, njëri përfundon në mbajtje

news image

Një aheng familjar në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë përleshjeje pas mesnate, duke lënë të lënduar dy vëllezër.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktimat janë Shpat Kasapi rreth 40-vjeçar dhe Albin Kasapi rreth 47-vjeçar, të cilët kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga tre persona: Feim Kicaj rreth 62-vjeçar, Bledar Kicaj rreth 36-vjeçar dhe Blerim Kicaj rreth 29-vjeçar.

Njërit prej të lënduarve i është dhënë tretman mjekësor në vend, ndërsa policia ka shoqëruar të dyshuarit në stacion për intervistim, bashkë me viktimat.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj Feim Kicaj është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/