image Pasqyra e llogarisë bankare të “LDA Group”, nga e cila u “avulluan” 2.1 milionët e vjedhura nga buxheti i shtetit

Kosovë

Pasqyra e llogarisë bankare të “LDA Group”, nga e cila u “avulluan” 2.1 milionët e vjedhura nga buxheti i shtetit

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar pasqyrën bankare të kompanisë “LDA Group” nga e cila janë avulluar 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Aty shihet se nga Thesari i Kosovës më datë 09.10.2020 janë transferuar 622,903.90 euro në emër të “Rehabilitimit të rrugëve”.

Transferi i dytë erdhi po ashtu nga Thesari i Kosovës në të njëjtën datë, në shumë prej 330.092.00 në emër të “Rehabilitimit të rrugës rajonale Zhur-Dragash-Brod”.

Mjetet në vlerë prej 375.000.00 euro, nga Thesari i Shtetit, u transferuan në emër të “Riparimit të rrugëve”, ndërsa 750.000.00 euro u transferuan në emër të “Riparimit të rrugës rajonale R115, Prizren-Prevallë”.

Për nevojat e firmës Conductor: Kadri Shala, shkuan 50.000.00 euro. Në emër të “Pagesave për punimet e shtëpive” shkuan 45.000.00 euro. Ndërsa për “Pagesat për punimet e përfunduara për shtëpitë e minoriteteve shkuan 26.000.00 euro.

Më poshtë pasqyra e llogarisë bankare të “LDA Group” /Gazeta Sinjali/