image Ekskluzive | Gjendet pa shenja jete një person nga Malisheva, ishte i zhdukur që nga tetori

Siguri

Ekskluzive | Gjendet pa shenja jete një person nga Malisheva, ishte i zhdukur që nga tetori

news image

Një person i raportuar i zhdukur në fshatin Janqishtë të Komunës së Malishevës është gjetur pa shenja jete, pas kërkimeve të zhvilluara nga familjarët dhe ekipet përkatëse.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për Halim Ramadan Sopajn, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i 5 tetorit 2025. Familja kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai ishte larguar nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.

Pas disa muajsh kërkimesh, Sopaj dyshohet se është gjetur pa shenja jete, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet hetimore, të cilat kanë nisur procedurat për ekzaminimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/