image Ekskluzive: Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se kreu vetëvrasje Sokol Halili

Ekskluzive

Ekskluzive: Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se kreu vetëvrasje Sokol Halili

news image

Sokol Halili, i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas shtatzënë, Hamide Magashi, i ka dhënë fund jetës së tij në momentin që Policia e Kosovës ka lokalizuar vendndodhjen e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vetëvrasjen e 31-vjeçarit e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi ku dyshohet se Sokoli ka kryer vetëvrasje.

Sipas sinjalizuesve, Sokoli është kapur nga Policia në shtëpinë e tij në fshatin Godanc.

Ekskluzive ???? Vendi ku dyshohet se Sokol Halili u vetëvrit, forca të shumta policore në vendngjarjeDetaje ???? https://bit.ly/3AYZiLR

Posted by Sinjali on Friday, December 2, 2022

Kujtojmë që e gjithë ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën e 30 nëntorit rreth orës 18:00, kur dorasi, tashmë i ndjerë, ka ekzekutuar ish bashkëshorten e tij Hamiden në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në QKUK. E ndjera ishte shtatzënë në javën e 41-të dhe ajo priste që të sillte në jetë fëmijën e saj më 1 dhjetor.

/GazetaSinjali/