image Ekskluzive/ Pamje kur ish-rreshteri tenton të fsheh provat pasi që vrau punëtorin e kazinos në Suharekë

Ekskluzive

Ekskluzive/ Pamje kur ish-rreshteri tenton të fsheh provat pasi që vrau punëtorin e kazinos në Suharekë

news image

Gazeta Sinjali publikoi sonte videon ekskluzive të momentit të vrasjes së punëtorit të kazinos në Suharekë, në mars të 2019-ës, nga ish-rreshteri i Policisë, Shefki Spahiu, të cilit Gjykata Supreme ia ka zbutur dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vjet.

Në video shihet Spahiu i cili, sipas aktakuzës që posedon Sinjali, më 17 mars të vitit 2019 kishte shkuar në kazinon ku punonte Aliaj, ku kishte qëndruar nga ora 03:47 deri në 05:06 të mëngjesit. Ai ishte kthyer aty sërish në orën 07:35, gjoja për të kërkuar diçka që i kishte rënë në kazino.

Ndonëse, 32-vjeçari i kishte besuar dhe për disa minuta e kishte ndihmuar që të kërkonte atë që pretndonte që i ka humbur, në një moment kur Jetmir Aliaj, ishte i ulur duke shikuar diçka në telefonit e tij, ish-rreshteri e nxjerrë armën me të cilën e qëllon të riun në kokë.

Jetmir Aliaj ndërroi jetë si pasojë e plasaritjes dhe gjakderdhjes së brendshme në kokë nga plaga e shkaktuar me predhë nga arma e zjarrit.

Me këto veprime, Shefki Spahiu akuzohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Pasi që e kishte kryer aktin, Shefki Spahiu shihet duke shkuar në dhomën e monitorimit të kamerave, në të cilën, sipas aktakuzës, merr dy shtëpiza të kompjuterit dhe dy USB, në të cilat kanë qenë të vendosura të hollat.

Të njëjtat pastaj shihet duke i futur në bagazhin e veturës së tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, ai akuzohet se pas kryerjes së vrasjes, kishte hyrë në dhomën ku kanë qenë të vendosura pajisjet e kamerave të kazinosë dhe kishte shkatërruar, dëmtuar dhe fshehur provat me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të dëshmive në procedurë zyrtare. Me këto veprime Shefki Spahiu akuzohet se ka kryer veprën penale “Manipulim me Prova”./GazetaSinjali/