image Ekskluzive | Pa Policinë, tentoi të ikte nga Audi Q8 me targa gjermane – 20-vjeçarit i gjendet marihuanë

Ekskluzive

Ekskluzive | Pa Policinë, tentoi të ikte nga Audi Q8 me targa gjermane – 20-vjeçarit i gjendet marihuanë

news image

Një kontroll rutinë i Policisë në Ferizaj ka përfunduar me arrestimin e një 20-vjeçari, i cili tentoi të largohej me vrap sapo u ndalua automjeti në të cilin ndodhej si pasagjer, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Bujar Haziri, 20 vjeçar.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, ku patrulla policore kishte ndaluar për kontroll një Audi Q8 me targa gjermane.

Gjatë kontrollit, sjellja e pasagjerit u ka ngjallur dyshime zyrtarëve policorë. Në momentin që iu kërkua t’i nënshtrohej kontrollit, ai doli nga automjeti dhe tentoi të largohej me vrap, por u ndalua vetëm pak metra më tutje nga policët.

Gjatë kontrollit trupor, te ai u gjet një qese me 3.39 gram marihuanë, si dhe gjysmë cigare e mbështjellë me marihuanë, me peshë 0.58 gram, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari u intervistua për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa pas procedurave u lirua në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/