image Ekskluzive | Nxjerr armën nga vetura në mes të Prishtinës, kapet pas tentativës për arratisje – policia i gjen pistoletë me fishekë

Siguri

Ekskluzive | Nxjerr armën nga vetura në mes të Prishtinës, kapet pas tentativës për arratisje – policia i gjen pistoletë me fishekë

news image

Një incident i rrezikshëm me armë është regjistruar në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një tjetër duke i drejtuar armën nga vetura.

Ngjarja ka ndodhur më 17 prill rreth orës 00:30 në rrugën “Sofokliu”.

Siç mëson Sinjali, rasti është raportuar në polici, ndërsa njësitë e Stacionit Policor “Veriu”, së bashku me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në lokacion është hasur një veturë e tipit Skoda, ndërsa dy persona të dyshuar janë përpjekur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arritur të ndalojë njërin prej tyre, A.B. (24 vjeç), i cili dyshohet se i kishte drejtuar armën viktimës K.K. (26 vjeç).

Gjatë kontrollit në afërsi është gjetur edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në rast – një pistoletë e tipit TT Zastava, së bashku me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Arma dhe municioni janë sekuestruar nga njësia e forenzikës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është cilësuar si:

  • “Armëmbajtje pa leje”
  • “Përdorim i armës”

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/