image EKSKLUZIVE | Nuk i shpëtoi Policisë, ky është i dënuari për ‘Vrasje në tentativë’ që u arrestua në Prishtinë

Siguri

EKSKLUZIVE | Nuk i shpëtoi Policisë, ky është i dënuari për ‘Vrasje në tentativë’ që u arrestua në Prishtinë

news image

Një person i dënuar me 3 vite burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë” ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mbrëmjen e së dielës në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se arrestimi është kryer rreth orës 20:00 në zonën e rrugës “Bajram Krasniqi”, në fshatin Sinidoll, nga njësitet policore të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Leutrim Krasniqin, ndaj të cilit rezultonin aktive tri urdhërarreste të lëshuara nga gjykata.

Sipas të dhënave që kanë siguruar burimet, ai ishte dënuar me 3 vite burgim dhe 500 euro gjobë për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Po ashtu, ndaj tij figuronte edhe një urdhëresë tjetër për veprën penale “Kanosja”, ku gjoba prej 500 eurosh, për shkak të mospagesës, ishte shndërruar në 25 ditë burgim.

Pas arrestimit, Krasniqi është dërguar në Burgun e Hajvalisë për vuajtjen e dënimit, ndërsa policia ka realizuar urdhëresat e lëshuara nga organet kompetente.

Rasti është proceduar sipas vendimeve gjyqësore në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/