image Ekskluzive: Njëri nga të dyshuarit që kanosi dhe pengoi Policinë në Prizren është asamblist i VV-së

Siguri

Ekskluzive: Njëri nga të dyshuarit që kanosi dhe pengoi Policinë në Prizren është asamblist i VV-së

news image

Tre zyrtarë policorë kanë qenë cak i kanosjes dhe sulmit nga disa persona gjatë ditës së sotme në Prizren. Të njëjtit hasën në kanosje pasi ishin në ndjekje të një personi i cili dyshohej se po përdonte substanca narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mësoi Sinjali, tre zyrtarët policorë u sulmuan në një kafiteri në Prizren, pasi i dyshuari gjatë ikjes ishte futur në lokal dhe së bashku me punonjësit e lokalit më pas kanosën ata.

Si pasojë e kësaj, i dyshuari i kërkuar si dhe tre të dyshuarit e tjerë që sulmuan policët janë arrestuar.

Sinjali mëson se emrat e tre të dyshuarve janë Krenar Krasniqi, Kreshnik Krasniqi dhe Adem Shabanaj.

Krenar Krasniqi
Adem Shabanaj

Adem Shabanaj mësohet të jetë asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Ndërkohë Sinjali poashtu mësoi se i dyshuari për përdorim të substancave narkotike është Lendrit Kryeziu.

Pas intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari për posedim të substancave narkotike është liruar me procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/