image Ekskluzive | Në kërkim nga drejtësia, arrestohet 30-vjeçari në qendër të Gjakovës dhe dërgohet në paraburgim

Siguri

Ekskluzive | Në kërkim nga drejtësia, arrestohet 30-vjeçari në qendër të Gjakovës dhe dërgohet në paraburgim

news image

Një person i kërkuar me urdhër-arrest aktiv është arrestuar të hënën në Gjakovë dhe është dërguar menjëherë në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se arrestimi është realizuar rreth orës 12:40 në rrugën “Nënë Tereza”, pasi Policia kishte pranuar informacione për vendndodhjen e personit të kërkuar.

Pas daljes në terren, patrulla policore ka identifikuar dhe ndaluar Haki Azemajn, ndërsa verifikimet në sistemet policore kanë konfirmuar se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër-arrest aktiv.

Sipas dokumentacionit gjyqësor, ndaj Azemajt ekzistonte një vendim i formës së prerë, me të cilin urdhërohej që pas arrestimit të dërgohej në institucion korrektues për vuajtjen e dënimit.

Pas përfundimit të procedurave policore, zyrtarët kanë zbatuar urdhrin e gjykatës dhe të njëjtin e kanë transportuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Rasti është evidentuar si “Arrestim i personit me urdhër-arrest”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/