Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku një i ri ka përfunduar në ndalim policor pasi dyshohet se ka dhënë deklarim të rremë gjatë një shqyrtimi gjyqësor.
Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Blendi Hajdarin, i cili dyshohet se gjatë seancës gjyqësore ka deklaruar ndryshe nga deklarata që kishte dhënë më herët në Polici, më 13 mars 2021.
Pas dyshimeve të ngritura për mospërputhje të deklarimeve, prokurori ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë, ndërsa rasti është iniciuar si “Deklarim i rremë nën betim”.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në ndalim për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!