image Ekskluzive: Ndalohen nga 48 orë katër të dyshuarit që e sulmuan dhe e gjuajtën me armë policin në Pejë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ndalohen nga 48 orë katër të dyshuarit që e sulmuan dhe e gjuajtën me armë policin në Pejë

news image

Hetimi për rastin e tentim vrasjes në Pejë, incident ky që ndodhi më 29 janar në rrugën “Mikel Marku” – ku viktimë është një zyrtar policor tashmë është iniciuar dhe janë ndaluar të dyshuarit. Polici u sulmua fizikisht për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Zyrtari policor ishte cak i sulmit jashtë detyrës zyrtare dhe ishte i shoqëruar nga një person, ku të dyshuarit i shkuan dhe e sulmuan.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se katër personat që po dyshohen për përfshirje në këtë incident janë Veton Kurmehaj, Demokrat Lajqi, Fisnik Lajqi dhe Alton Sallabergolli

Gjatë incidentit dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Të dyshuarit për rastin janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor do parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale”, ka thënë për Gazetën Sinjali, Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Themelores në Pejë.

/GazetaSinjali/