Një i ri është arrestuar në Ferizaj pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur armë zjarri në trup.
Ngjarja ka ndodhur më 16 prill rreth orës 17:00 në rrugën “Rexhep Bislimi”.
Siç mëson Sinjali, njësia e DHTN-së në Ferizaj, pas pranimit të informatave se i dyshuari mund të posedonte narkotikë, ka ndaluar Shpat Nuredinin, rreth 22-vjeçar.
Gjatë bastisjes, policia i ka gjetur në brez një pistoletë gjysmë-automatike të tipit Reximex TRX9 (prodhim turk), së bashku me një karikator me 15 fishekë të kalibrit 9×19 mm.
Arma është konfiskuar në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është duke u hetuar më tej.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!