image Ekskluzive: Mori 11 mijë euro nga klientët e biznesit dhe u zhduk pa gjurmë, Policia në kërkim të shoferit nga Lipjani

Siguri

Ekskluzive: Mori 11 mijë euro nga klientët e biznesit dhe u zhduk pa gjurmë, Policia në kërkim të shoferit nga Lipjani

news image

Jo rrallëherë punëdhënësit në Kosovë denoncojnë keqpërdorimet nga punëmarrësit, që u shkaktojnë humbje dhe pasiguri për të zhvilluar siç duhet biznesin, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Sadik Shala”, në Lipjan, më saktësisht në kompaninë ‘Beta Group’, menaxheri i të cilit e ka denoncuar në Polici një punëtor të firmës.

Sinjali mëson se shoferi i kamionit i cili shpërndante mallin ushqimor, përveç që nuk është lajmëruar në vendin e punës që nga 11 maji, por ka vendosur që të zhduket me 11 mijë euro të firmës, të cilat do të duhej të dorëzoheshin në zyrën e financave.

Sipas burimeve të Sinjalit, punëtori që mori paratë e kompanisë ku shërbente dhe s’u bë më i gjallë është G.K., 30-vjeçar.  

Përballë kësaj situate, biznesi ka vendosur që ta denoncojnë rastin në Polici, me ç’rast është iniciuar hetimi për gjurmimin e të dyshuarit dhe kapjen e tij.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokuroria po e trajton këtë rast si “keqpërdorim të besimit”.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detaje të reja.

/GazetaSinjali/