image Ekskluzive: Mjet i pashpërthyer gjendet në një lokal në Gjakovë – Dyshohet të jetë predhë minahedhësi

Ekskluzive

Ekskluzive: Mjet i pashpërthyer gjendet në një lokal në Gjakovë – Dyshohet të jetë predhë minahedhësi

news image

Një rast alarmues është raportuar sot në mesditë në qytetin e Gjakovës, ku është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer brenda një lokali.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën “Marin Barleti”, kur L.Z., rreth 40-vjeçar ka informuar Policinë përmes linjës emergjente 192 se kishte zbuluar një objekt të dyshimtë teksa po pastronte ambientet e një dyqani.

Sipas deklaratës së dhënë nga dëshmitari në vendin e ngjarjes, mjeti i dyshuar u gjet në mesin e mbeturinave brenda lokalit që po pastrohej.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese të Policisë, të cilat kanë konfirmuar se bëhet fjalë për mjete të dyshuara të pashpërthyera të tipit Zol – Kategoria H-1A5, konkretisht predha minahedhësi 60mm – Kategoria I-1.

Zona është siguruar dhe autoritetet relevante janë njoftuar për trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjetit.

Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë ngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


/GazetaSinjali/