image Ekskluzive | Mister në Vushtrri: 19 gëzhoja pranë kishës në Bajskë – dyshohet për përdorim arme

Sinjalizime

Ekskluzive | Mister në Vushtrri: 19 gëzhoja pranë kishës në Bajskë – dyshohet për përdorim arme

news image

Një rast i dyshimtë është zbuluar gjatë patrullimit të policisë në fshatin Bajskë të Vushtrrisë, ku në afërsi të një objekti fetar janë gjetur dëshmi që lidhen me përdorim të armës.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, njësia patrulluese, gjatë kontrollit rutinë, ka vërejtur në tokë një numër të madh gëzhojash pranë një rruge dytësore, afër kishës së fshatit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, të cilat gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 19 gëzhoja të kalibrit 9×19 mm, ndërsa njëra prej tyre mbante mbishkrimin “PK”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Për momentin nuk ka persona të identifikuar si të dyshuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/