image Ekskluzive: Merr dy pako çokollata dhe largohet pa paguar – 18-vjeçari përfundon në ndalim në Podujevë

Ekskluzive

Ekskluzive: Merr dy pako çokollata dhe largohet pa paguar – 18-vjeçari përfundon në ndalim në Podujevë

news image

Marketet në vendin tonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i vjedhjeve dhe grabitjeve, ku hajnat arrijnë të kapin para apo gjësende ushqimore. Raste të shumta kanë ndodhur në pikat e rrjetit të Viva Fresh në plot qytete. Përveç humbjeve, plaçkitjet po shkaktojnë pasiguri si për punëtorët ashtu edhe për klientët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë, që ka marrë vëmendje për natyrën e tij të pazakontë, ka ndodhur në mbrëmjen e 28 majit në fshatin Lluzhan të Podujevës. Një i ri ka shkuar në një pikë të “Viva Fresh Store”, ku ka marrë dy pako çokollata – një “Bounty” dhe një “Mercy” – me vlerë totale rreth 75 euro, dhe më pas është larguar nga marketi pa i paguar.

Rasti është raportuar të nesërmen në polici nga viktima, L.R, rreth 33-vjeçarndërsa pas veprimeve hetimore, policia e stacionit në Podujevë ka identifikuar të dyshuarin si Djellon Lushaku, rreth 19-vjeçar.

Ai është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe gjatë deklarimit ka pranuar veprën e kryer.

Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si “Vjedhje” dhe mbetet nën hetim.

Gazeta Sinjali do të përcjellë të gjitha zhvillimet lidhur me këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/