image Ekskluzive: Lirohet nga masa e paraburgimit Granit Elshani

Drejtësi

Ekskluzive: Lirohet nga masa e paraburgimit Granit Elshani

news image

Pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës  për të anuluar aktgjykimin dënues të Apelit ndaj Granit Elshanit, duke e kthyer çështjen na rigjykim – ky i fundit tashmë është liruar nga masa e paraburgimit, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se është marrë vendimi që Granit Elshani të lirohet nga paraburgimi, e cila fillimisht nuk ishte ndërprerë dhe kjo ngriti pikëpyetje mbi arsyetimin dhe ligjshmërinë e një mase të tillë.

Sipas aktgjykimit të Supremes, vendimi i Apelit është anuluar për shkak të shkeljeve procedurale dhe vlerësimit të gabuar të provave, duke kërkuar një rishqyrtim më të detajuar të çështjes.

Qysh mbrëmë, Sinjali raportoi se fakti që masa e paraburgimit ndaj Elshanit nuk ishte ndërprerë menjëherë pavarësisht anulimit të aktgjykimit, ka ngjallur reagime nga mbrojtja e Elshanit, duke kërkuar nga Gjykata Supreme dhe ajo e Apelit që të ndërprejë masën e paraburgimit meqë kanë pushuar shkaqet ligjore për mbajtjen në fuqi të një mase të tillë.

Çështja e Granit Elshanit duhet të trajtohet nga Gjykata e Apelit, ndërsa mbrojtja do vazhdojë të kërkojë një rishikim të masës së paraburgimit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me zhvillimet e këtij rasti.

/GazetaSinjali/