COVID-19

Të infektuar

10988

Të shëruar

6616

Të vdekur

373

Ekskluzive: Ky është zyrtari policor që u arrestua për bixhoz të paligjshëm

news image

Jashar Osdautaj është zyrtari policor i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës si i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Gazeta Sinjali merr vesh se Osdautaj është zyrtar policor në Stacionin Policor të Gjakovës.

Zyrtari policor ka qenë duke u hetuar që dy muaj nga IPK-ja pasi kishin pranuar informacione se ai mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Përvec Osdautajt, janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë si të dyshuar për organizim të lojërave të fatit.

Gazeta Sinjali ka raportuar se të dyshuarit janë arrestuar pasi është bastisur një lokal në Gjakovë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin