image Ekskluzive: Ky është vendimi i qeverisë që ndalon hyrjen me targa të Serbisë - Sinjali

Ekskluzive: Ky është vendimi i qeverisë që ndalon hyrjen me targa të Serbisë

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas këtij vendimi obligohen që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Sipas këtij vendimi targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove.

Gjithashtu Sinjali nga burimet ka mësuar se për shkak të këtij vendimi të marrë nga Qeveria e Kosovës ka tensione në veri të vendit.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin