Një rast i rëndë ka ndodhur dje në shkollën “Mihal Grameno”, ku një sigurim i saj është përfshirë në një përleshje me një qytetar tjetër afër shkollës, për të cilën ka raportuar pak më parë Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar është sigurimin i shkollës, Ismajl Berbatovci, rreth 55-vjeçar, ndërsa personi tjetër i cili është në ende në arrati, është Armend Hajrizi.
Gjatë përleshjes, Berbatovci ka pësuar lëndime trupore, për të cilat ka marrë trajtim mjekësor në institucionet shëndetësore.
Burimet e Sinjalit brenda shkollës bëjnë me dije se gjithçka nisi pasi sigurimi i objektit, Ismajl Berbatovci ka ndërhyrë për të larguar një veturë kombi të parkuar gabimisht para hyrjes së shkollës. Pas mospranimit të vërejtjes nga pronari i veturës, Armend Hajrizi, situata ka eskaluar në një përleshje fizike.
Policia është thirrur menjëherë dhe ka arrestuar sigurimin, të cilit Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Sulmi”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!