image EKSKLUZIVE: Ky është shtetasi holandez që u kap me drogë në Prishtinë

Ekskluzive

EKSKLUZIVE: Ky është shtetasi holandez që u kap me drogë në Prishtinë

news image

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një shtetas i huaj është arrestuar mbrëmë në Prishtinë pasi u kap me substancë narkotike gjatë një kontrolli rutinë nga Policia.

Sinjali mëson se mbrëmë njësia policore gjatë patrullimit në rrugën Zija Shemsiu (Rruga B) ka ndaluar një të dyshuar, i identifikuar si Danish Kelef, 20 vjeçar shtetas i Holandës.

Gjatë kontrollit fizik, tek ai është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4 gram marihuanë. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku me urdhër të prokurorit kujdestar është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Prokurori ka lëshuar urdhër për ndalimin e tij për 48 orë, ndërsa substanca e dyshuar narkotike është sekuestruar si provë materiale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/