Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e shoferit që dyshohet se u përfshi në aksidentin fatal të ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Vragoli.
Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Arbias Krasniqi rreth 23-vjeçar.
Viktima është Kliton Qota rreth 46-vjeçar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili, sipas të dhënave paraprake, ishte këmbësor në momentin kur ndodhi aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa ekipet e Policisë dhe njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Rasti po hetohet si “Aksident trafiku me fatalitet”, ndërsa ndaj Arbias Krasniqit procedura po zhvillohet në procedurë të rregullt.
Sinjali do të raportojë me detaje shtesë sapo autoritetet të publikojnë informacione të reja mbi këtë rast.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!