Një zyrtar policor u lëndua rëndë pasi u godit nga një furgon, të martën, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Lipjan. Polici ishte duke e drejtuar një motoçikletë, kur u aksidentua dhe për pasojë përfundoi në spital, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari që e shkaktoi aksidentin tashmë është arrestuar dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u ndalua lidhur me këtë rast është Avni Shiti, 47-vjeçar.
Polici që pësoi lëndime të rënda është 27-vjeçar dhe i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Ndaj shoferit të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi motoçikleta të cilën ishte qenë duke e drejtuar është goditur nga një automjet transportues (kombi) të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.