image Ekskluzive/ Ky është pronari i objektit të laboratorit të drogës që u shkatërrua në Veri

Siguri

Ekskluzive/ Ky është pronari i objektit të laboratorit të drogës që u shkatërrua në Veri

news image

Një laborator për prodhimin e substancave narkotike është shkatërruar nga Policia e Kosovës të premten në Leshak të Leposaviqit. Vlera e pajisjeve që u gjeten brenda laboratorit ishte rreth 250 mijë euro. Pronari i objektit ku u zbulua laboratori ende nuk është kapur, pasi i njëjti gjendet në arrati. 

Burimet brenda Prokurorisë thonë se pronari i këtij lokali, që ishte i gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike është Goran Jezdimirovic, 38-vjeçar, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Laboratori i zbuluar ishte ndarë në dy kate, gjithsej në 5 dhoma, ku ishin montuar pajisjet e përpunimit të substancave narkotike.

Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për kapjen e të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/