image Ekskluzive: Ky është pronari i barnatores “Salihaj” në Prishtinë i arrestuar gjatë aksionit të Krimeve Ekonomike

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është pronari i barnatores “Salihaj” në Prishtinë i arrestuar gjatë aksionit të Krimeve Ekonomike

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksion të  Krimeve Ekonomike në asistim me Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, që zbarkuan sot në shtatë barnatore në Prishtinë, ku janë kryer kontrolle nën dyshimin se po bëhet shitja e produkteve farmaceutike të kontrabanduara, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët. Në dy prej tyre, janë gjetur një sasi e barnave pa banderola, me ç’rast pronarët janë shoqëruar në stacion policor. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se njëra nga barnatoret ku u sekuestruan barna të tilla është barnatore Salihaj, ku u zbulua një sasi e barnave pa banderola, të cilat u gjetën të fshehura në një pjesë lokalit dhe dyshohen se janë kontrabanduar.

Sinjali mëson se pronari i kësaj barnatore është Gzonit Salihaj, i cili është arrestuar, nën dyshimin për dy vepra penale “Kontrabandim i mallrave’’ dhe ‘’Tregtia e ndaluar’’.

Në këtë aksion policor, përveç Policisë dhe Inspektorëve, kanë intervenuar edhe njësitë e Doganës së Kosovës, me ç’rast janë sekuestruar të gjitha barnat që dyshohen se janë kontrabanduar.

image 91

Përveç tij, Sinjali mëson se edhe pronari i një barnatoreje tjetër tashmë ndodhet në prangat e Policisë, nën dyshimin për veprat e njëjta penale.

Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/