Para rreth një ore më parë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, ku për motive akoma të panjohura një person u qëllua dhe mbeti i plagosur, raporton Sinjali.
Sinjali ka mësuar se plagosja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” dhe se personi i cili mbeti i lënduar nga të shtënat e armës është një zyrtar policor.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i cili mbeti i plagosur në Fushë Kosovë është Misin Krasniqi – i cili thuhet se ishte kalimtar rasti në momentin kur u qëllua me armë zjarri.
Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali bëhet e ditur se polici i cili u qëllua me armë zjarri ishte jashtë detyrës zyrtare dhe i takon Njësisë së Trafikut.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.