image Ekskluzive: Ky është polici që dyshohet se e plagosi të miturin në Istog, arrestohet dhe ndalohet

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është polici që dyshohet se e plagosi të miturin në Istog, arrestohet dhe ndalohet

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht se një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur aksidentalisht një person në fshatin Dubravë të Istogut.

Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e zyrtarit policor, i cili qëlloi një të mitur, të moshës rreth 16-vjeçare.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar.

Ndërkohë viktima është dërguar në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është e rëndë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/