image Ekskluzive: Ky është polici nga Gjakova që dyshohet se gjuajti për qejf me armën zyrtare në Jezerc

Siguri

Ekskluzive: Ky është polici nga Gjakova që dyshohet se gjuajti për qejf me armën zyrtare në Jezerc

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht për nisjen e hetimeve për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, ku i përfshirë është një zyrtar policor nga Gjakova, i cili po dyshohet se gjuajti me armën zyrtare në një villë në fshatin Jezerc të Ferizajt, dje pasdite. Tashmë Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e policit, i cili dyshohet se për qejf shkrepi disa herë me armën e zjarrit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për policin Etnik Shyti, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, i cili bashkë me një shok dhe dy vajza, të ndarë në çifte, shkuan te villa në Jezerc, në oborrin e së cilës dyshohet se kanë shtënë me armë.   

Polici Shyti, sipas informacioneve të para, është paraqitur në Polici, pasi fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me miqtë e tij. Sinjali mëson se arma zyrtare me të cilën po dyshohet se u gjuajt është konfiskuar nga Policia dhe pritet që së shpejti të bëhet ekzaminimi i vendit të ngjarjes, për të mbledhur prova në lidhje me rastin.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar nisjen e hetimeve në drejtim të dy veprave penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës”.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja në lidhje me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/